
Gjatë ditës së mërkurë do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e mbetura çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Fokusi kryesor padyshim do të jetë në Mynih, ku Bayerni pret skuadrën e Manchester City.
Sfida e parë përfundoi me rezultat 3-0 në të mirë të “Qytetarëve”, gjersa sot Bayerni, me në krye Thomas Tuchel kërkojnë të rikthejnë rëzultatin, që për shumëkë duket e
pamundur.
Fituesin e kësaj ndeshje, në fazën gjysmëfinale e pret 14 herë kampioni i këtij kompëticioni, Real Madridi.
Takimi tjetër që do të luhet gjatë ditës së mërkurë është edhe ai mes Inter e Benficas, sfidë e cila zhvillohet në “San Siro”.
Dueli i parë, i cili u luajt në “Estadio da Luz” përfundoi me fitoren e “Neroazzurëve”, të cilët me golin e Barellas dhe atë të Lukakut avansuan me rezultat 2-0.
Ndërkohë, kushdo që kualifikohet tutje nga ky takim, në gjysmëfinalë do të sfidohet nga skuadra e Milan.