Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

​Prokuroria: Votimi në veri kaloi pa asnjë rast të veprave penale

Gazeta10
23 April 2023 - 20:42

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë gjithë ditës ka mbikëqyrë procesin e jashtëzakonshëm zgjedhor në katër komunat e Republikës së Kosovës, për kryetar të Komunës në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ndërsa të parakohshme për dy kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq.

Sipas një njoftimi të Prokurorisë, pas përfundimit të procesit të votimit dhe mbylljes së vendvotimeve, nuk kanë të evidentuar asnjë rast nga veprat penale kundër të drejtave të votimit.

“Prokurori i Shtetit do të vazhdoj të mbikëqyr procesin e numërimit të votave deri në përfundimin e këtij procesi”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.