Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Statovci: Drita si klub i organizuar duhet t’i ketë së paku 2 apo 3 trajnerë

Gazeta10
23 April 2023 - 23:22

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me analistë të përhershëm Faruk Statovci e Bekim Isufi. Të ftuar janë: Albin Prapashtica, Arbër Prekazi dhe Taulant Dajaku.

Gjatë diskutimit për ndeshjen mes Dritës dhe Prishtinës, Faruk Statovci tha se Drita me plotë meritë e fitoi ndeshjen

“3 pikët ishin me rëndësi për Driten për të vazhduar rrugëtimin për titull. Ndeshja ka qenë e dominuar nga Drita dhe Prishtina ishte e zbehtë dhe jo insisutese. Për 45 minuta ata nuk arritën të bëjne asgjë.”, tha fillimisht Statovci.

Tutje, ai tha se fakti që Drita udhëhiqet nga trajneri i portjerëve, Afrim Shahini është jo profesionale nga klubi gjilanas

“Shqetësuese te Drita është posti i trajnerit. Një skuadër që pretendon të luajë në Evropë nuk guxon të bëjë këso gabime të pafalshme. Drita si klub i organizuar duhet t’i ketë të paktën 2-3 trajnerë.”, u shpreh Statovci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.