Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Pamje mbresëlënëse”, Parlamenti Evropian përzgjedh Prizrenin për të treguar heqjen e vizave

Gazeta10
25 April 2023 - 17:30

Parlamenti Evropian përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar lidhur me heqjen e vizave për Kosovën, shkruan Gazeta10.

Ky institucion evropian ka zgjedhur fotografinë e njërit nga qytetet më të vjetra shqiptare, Prizrenin, për ta dhënë këtë lajm.

“Pritja ka përfunduar: populli i Kosovës mund të udhëtojë pa viza në BE.Kosovarët do të lejohen të udhëtojnë në BE pa kërkuar vizë, për periudha deri në 90 ditë. Parlamenti ka miratuar marrëveshjen për udhëtimin pa viza që pritet të hyjë në fuqi më së voni deri në vitin 2024. Pamje panoramike e qytetit të Prizrenit në Kosovë.”, thuhet në shkrimin e tij./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.