Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

De Gea pranë rinovimit të kontratës me Unitedin

Gazeta10
25 April 2023 - 22:02

David De Gea pritet të vazhdojë aventurën e tij në “Old Trafford”.

Portieri spanjollë është shumë afër rinovimit të kontratës me Manchester Unitedin dhe një marrëveshje përfundimtare pritet të arrihet së shpejti.

Të dyja palët ishin që një kohë të gjatë në bisedime për këtë marrëveshje, teksa më në fund kanë gjetur akordin.

De Gea me kontratën e re do të reduktojë pagën e tij që e ka aktualisht te “Djajtë e Kuq”, ku përfiton rreth 375 mijë funte në javë.

32-vjeçari është pjesë e ekipit anglez që nga viti 2011, ku u transferua nga Atletico Madridi për shumën e 25 milionë eurove.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.