
Sulmues i Atalantës, Rasmus Hojlund po shihet si njëri nga talentët më premtues të futbollit.
Hojlund ka imresionuar me paraqitjet e tij këtë edicion me Atalantës dhe ka zgjuar interesim e disa nga skuadrave më të mëdha angleze për transferimin e tij.
Manchester United, Arsenali dhe Chelsea janë duke e vëzhguar me vëmendje lojtarin dhe do të tentojnë transferimin e tij në verë.
20-vjeçari ka shënuar 17 gola e ka dhuruar gjashtë asistime në 37 ndeshje të luajtura këtë edicion në të gjitha garat.
Reprezentuesi danez erdhi te Atalanta në verë të vitit të kaluar nga ekipi austriak, Sturm Graz, për shumën e 17 milionë eurove.
Hojlund po ashtu ka bërë paraqitje mjaft të mira edhe më kombëtaren Holandeze, ku në katër ndeshje ka arritur të realizojë pesë gola.