
Mimoza Gavrani ka deklaruar në Politiko se në qeverisjen aktuale janë duke “lulëzuar” punësimet familjare e partiake nëpër institucione.
Ndërsa për kryeministrin Kurti, Gavrani tha se me deklaratat e tij të fundit ai po tregon se ka tendencë e ambicie për tu bërë Kryeprokuror i shtetit, dhe për këtë sipas saj ai aktualisht është duke i “luajtur dy role”, shkruan Gazeta10.
“Elementi i nepotizmit tashmë është dëshmuar se edhe me këtë qeverisje është duke lulëzuar. Më pëlqej një pyetje që një gazetare ja bëri Kurtit, a është më mirë të jesh Kryeministër apo Kryeprokuror. Sepse ai po i luan rolet e të dyve. Tendencat e ambiciet po e tregojnë sepse vazhdimisht po tenton të hyjë në sistemin e drejtësisë. “, tha Gavrani në Politiko./Gazeta10