Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Chelsea vihet pas Achraf Hakimit

Gazeta10
27 April 2023 - 17:38

Drejtuesit e Chelseat po përgatiten për një tjetër merkato të madhe, pasi janë duke planifikuar të bëjnë përforcime edhe gjatë afatit kalimtar veror.

 Njëri prej emrave më të lakuar në kampin londinez është ai i mbrojtësit të krahut të djathtë, Achraf Hakimi.

Chesea janë duke përgatitur një ofertë në drejtim të PSG-së për 24-vjeçarin, i cili ka kontratë deri në vitin 2026.

Sipas asaj që raporton “Sky Sports”, Chelsea është gati të ofrojë mbi 70 milionë euro për ta bindur ekipin francez në lirimin e Hakimit.

Një ndër arsyet kryesore të interesimit për Hakimin, është fakti se Reece James është duke hasur në vështirësi këtë sezon për shkak të problemeve të shumta me lëndime, gjë që ka bërë që anglezi të humbasë një pjesë të konsiderueshme të sezonit.

Hakimi është pjesë e Parisit prej vitit 2021, ndërsa karrierë ka bërë edhe tek Interi, Real Madridi e Borussia Dortmundi.

Ai këtë sezon ka zhvilluar 36 ndeshje me fanellën e klubit nga kryeqyteti francez, ku ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar 5 herë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.