Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

PSG jep detaje rreth lëndimit të Neymarit

Gazeta10
27 April 2023 - 17:56

Paris Saint-Germaini ka dhënë detaje rreth lëndimit të Neymarit, me brazilianin i cili është rikthyer në Francë për të vazhduar rikuperimin.

31-vjeçari e lëndoi këmbën në ndeshjen që PSG e zhvilloi ndaj Lillet me 19 shkurt, duke e lënë atë të detyruar për t’iu nënshtruar një operacioni. Neymar ka kaluar kohë në vendlindjen e tij teksa ka vazhduar rikuperimin nga lëndimi. Gjatë qëndrimit në Brazil ai vizitoi ambientet e ish-klubit të tij Santos.

Kampionët aktual të Ligue 1 në një deklaratë zyrtare për uebsajtin e klubit kanë thënë: “Neymar Jr është rikthyer në “Training Centre”, me doktorët e PSG-së dhe doktorët që e operuan atë . Pas testeve mjekësore të bëra, lojtari do të jetë në gjendje të vazhdoj rehabilitimin e tij në Paris.”

Pikëpyetje të mëdha janë ngritur për faktin se a do qëndroj Neymar në kryeqytetin francez, përkundër se kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2025.

Interes për shërbimet e tij kanë shfaqur disa klube nga kampionati anglez.

Neymar po luan sezonin e tij të gjashtë në Francë, teksa ishtë bërë lojtari më i shtrenjtë në botë kur iu bashkua parisienëve nga Barcelona për shumën e 222 milionë eurove në vitin 2017.

Neymar deri më tani ka kontribuar me 118 gola me fanellën e Parisit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.