Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Prishtina – Trepça luajnë përballjen vendimtare për një vend në finale

Gazeta10
28 April 2023 - 9:57

Prishtina dhe Trepça do të luajnë të dielën përballjen e pestë gjysmëfinale të “Play-Offit” e cila do të vendosë finalistin.

Seria gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave është 2-2 dhe në finale shkon ajo skuadër që arrin tri fitore.

Që të dyja këto skuadra kanë fituar dy ndeshjet që i kanë luajtur në shtëpi, ndërsa përballja e fundit do të luhet në kryeqytet.

Prishtina ka fituar dy ndeshjet e luajtura në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve me rezultat 82-70 dhe 87-71, ndërsa në ndeshjet e luajtura në “Minatori”, Trepça ka triumfuar me rezultat 77:68 dhe 82-77.

“Bardhekaltërit” kërkojnë titullin kampion për herë të parë që nga viti 2019, ndërsa “Xehtarët” kërkojnë të shpallen kampion  për herë të parë që nga viti 2012.

Sezonin e rregullt të garave Prishtina e përfundoi si lider, ndërsa Trepça në pozitën e katërt.

Këto dy skuadra janë përballur në dy finale këtë edicion, ku Kupën e Kosovës e ka fituar Trepça, ndërsa Superkupën Prishtina.

Kjo përballje luhet të dielën me fillim nga ora 17:15.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.