
Këtë fundjavë rikthehet Bundesliga, me Dortmund dhe Bayern që po zhvillojnë një garë të ashpër për titullin kampion.
Lideri i tabelës Dortmundi, këtë xhiro do të jetë mysafir i Bochumit. Ekipi i udhëhequr nga Edin Terzic dëshiron të arkëtojë tri pikët dhe të mbajë pozitën e parë në tabelë. Ky takim luhet ditën e premte dhe nis me fillim nga ora 20:30.
Kampioni në fuqi, Bayern Munich, këtë javë pret në “Allianz Arena” skuadrën nga kryeqyteti, Hertha Berlini. Bavarezët të cilët po kalojnë nëpër një formë të luhatshmë së fundmi synojnë fitoren në këtë takim për të mbajtur hapin me liderin Dortmundin. Ky takim zhvillohet ditën e diel dhe fillon në ora 15:30.
Befasia e këtij sezoni Union Berlini, këtë xhiro do të ketë punë me Leverkusenin e Xabi Alonsos. Ekipi i udhëhequr nga Urs Fishcer kërkon me çdo kusht fitoren, me qëllim që të mbajnë gjallë ëndrrën e kualifikimit në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm. Kjo ndeshje luhet ditën e shtunë dhe nis në orën 15:30.
Leipzig këtë javë pret në “Red Bull Arena” skuadrën e Hoffenheimit. Të besuarit e Marco Roses vijnë në këtë takim pas humbjes javën e kaluar në udhëtim ndaj Bayer Leverkusenit. Kjo ndeshje luhet ditën e shtunë dhe nis me fillim nga ora 15:30.
Tabelës së klasifikimit momentalisht i prin Borussia Dortmundi me 60 pikë të grumbulluara, i ndjekur nga Bayern që ka 1 pikë më pak. Top katërshen e përmbyllin ekipet e Union Berlin dhe Freiburg.