
Prishtina International Film Festival – PriFest, ka publikuar listën e dhjetë filmave të metrazhit të shkurtër nga nëntë shtete garuese në edicionin e sivjetmë të këtij festivali.
Disa nga filmat garuese do të kenë premierën në PriFest, e disa të tjerët kanë shënuar sukese edhe në festivale të tjera botërore.
Më poshtë gjeni listën e plotë garuese të programit të filmave të shkurtë:
1. TITAN nga Valery Carnoy, Francë/Belgjikë, 18 min, Premierë Kosovare;
2. NORTH POLE nga Marija Apcevska, Maqedoni e Veriut/Serbi, 15 min, Premierë Kosovare;
3. TO VANCOUVER nga Artemis Anastasiadou, Greqi, 24 min, Premierë Kosovare;
4. SAFE nga Ian Barling, USA, 16 min, Premierë Kosovare;
5. HAIR TIE, EGG, HOMEWORK BOOKS nga Runxiao Luo, Kinë, 15 min, Premierë Kosovare;
6. RED DAY/DITË E KUQE nga Besim Ugzmajli, Kosovë, 15 min, Premierë Kosovare;
7. MOTHER/NANË nga Val Jashari, Kosovë, 20 min, Premierë Europiane;
8. VUJA DE nga Viktor Ivanov, Francë, 7 min, Premierë Europiane;
9. CEMILE nga Belkıs Bayrak, Turqi, 11 min, Premierë Regjionale;
10. THE TABLE OF GRAVE/SOFRA E VARRIT nga Mirak Zymberaj, Kosovë, 15 min, Premierë Kosovare.
Edicioni i 14-të i PriFest do të mbahet më 20 deri në 25 shtator këtë vit, dhe do t’i dedikohet Drejtores së ndjerë, Vjosa Berisha./Gazeta10