Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

VV-ja i jep merita vetës për liberalizimin e vizave, Opozita ja len fajin Qeverisë për vonesën

Gazeta10
29 April 2023 - 21:14

Raporti: Saranda Aliu

Partia në pushtet, po krenohet për arritjen e  liberalizimit të vizave për Kosovën. Kjo thonë se erdhi si rezultat i luftës kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit. Por nga opozita thonë se kjo nuk është meritë e kësaj qeverie. Përkundrazi, sipas tyre duke e kundërshtuar demarkacionin sa ishte në opozitë, ajo e ka zvarritur me vite këtë proces.

Heqjen e regjimit të vizave, partia në pushtet po e konsideron meritë të vetën.

Ky rezultat, sipas deputetes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes Jeta Statovci, ka ardhur nga përmirësimi i sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

Madje ajo konsideron se Kosova ka më shumë stabilitet se çdo vend tjetër i rajonit.

Por ndryshe mendojnë nga opozita.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, fajin për vonesë të liberalizimit të vizave për Kosovën, ia lenë qeverisë.

Edhe nga LDK-ja thonë se e njëjta sa ishte në opozitë e kundërshtonte demarkimin e kufirit me Malin e Zi, duke bërë që më së shumti të pësojnë qytetarët.

Më 14 prill, Parlamenti Evropian zyrtarisht ka nënshkruar aktin ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke u mundësuar kështu qytetarëve që nga fillim viti i ardhshëm të lëvizin pa viza në zonën Schengen./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.