Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lajmërohet edhe një person tjetër që thotë se e ka identifikuar një serb që kreu krime lufte

Gazeta10
30 April 2023 - 14:27

Esat Shala, i cili edhe njihet si një person që ruan fakte, dokumente që dëshmojnë krimet e ushtrisë serbe në Kosovë, ka thënë se së fundi ka siguruar disa fakte rreth Masakrës së Krushës.

Shala ka thënë se ka arritur ta gjejë njërin nga personat që ka marrë pjesë në Masakrën e Krushës, duke thënë se ia di edhe vendbanimin dhe ka foto të tij, raporton Gazeta10.

Kjo dëshmi e Esat Shalës nuk është e para, pasi që ai njihet si një person i cili që nga viti 2005, në mënyrë vullnetare merret me mbledhjen e provave vizuale të masakrave dhe krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë nga forcat serbe.

Kujtojmë së ditë më parë, këngëtari, Labinot Rexha përmes një shkrimi kishte thënë se ka identifikuar një serb i cili gjatë luftës ishte ushtar dhe kreu dhunë e vrasje në rajonin e Rahovecit, duke thënë se i njëjti ia kishte torturuar edhe babain./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.