Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Parashikimi i motit për javën e parë të majit

Gazeta10
30 April 2023 - 15:47

Java e parë e muajit maj do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Të hënën, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në viset malore parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.

Të martën vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu, ndërsa në disa zona të kufizuara parashihen mundësitë për shkarkime rrufesh.

Mot i ngjashëm do të mbajë edhe të mërkurën.

Edhe e enjtja do të karakterizohet me mot me shi, ndërkaq të premten parashihen rritje të temperaturave.

Gjatë kësaj periudhe do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.