
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve e gjen Kosovën në pozitën më të rëndë në 24 vjetët e fundit.
Haradinaj ka thënë se fuqia punëtore cdo ditë po ikë nga vendi unë dhe Kosova po rrëzikon të mbetët edhe pa pjesëtarë të sigurisë, shkruan Gazeta10.
“Dita Ndërkombëtare e Punës kësaj here Kosovën e gjen në pozitën më të rëndë në 24 vitet e fundit. Secilën ditë që kalon, vendi ynë është edhe më keq, punëtorët tanë më të diskriminuar, e qeveria edhe më e fjetur. Fuqia punëtore po ikë çdo ditë, vendi ynë po mbetet pa mjekë, pa inxhinierë, ekonomistë e pa mësimdhënës. Kosova rrezikon me mbetë edhe pa pjesëtarë të sigurisë sepse rinia po ikë!”, ka shkruar ai.
Ish-kryeministri i Kosovës, ka ftuar Qeverinë që t’i ngritë pagat në sektorin publik dhe të gjejë modalitete për rritjen e pagave në sektorin privat, aty ku sipas tij “është goditja më e madhe nga inflacioni, si dhe më e rëndësishmja, të zhbllokojë buxhetin e shtetit”./Gazeta10