Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi për 1 Majin: S’kemi arritur që të sigurojmë trajtimin meritor për çdo punëtor

Gazeta10
01 May 2023 - 13:15

Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi në ditën ndërkombëtare të punëtorëve ka thënë se si shoqëri dhe institucione Kosova nuk ka arritur të sigurojë trajtimin meritor për punëtorët, raporton Gazeta10.

“Si shtet e si shoqëri ende s’kemi arritur që të sigurojmë trajtimin meritor për çdo punëtor, në cilindo sektor që punon. Për më shumë, sfidën e madhe të emigrimit masiv të të rinjve tanë që kërkojnë një perspektivë larg Kosovës, duhet ta tejkalojmë përmes angazhimit konkret në krijimin e një ambienti të favorshëm që ofron mundësi të barabarta, vende pune me paga konkurruese dhe vlerësim të drejtë për kontributin e punëtorëve”, ka shkruar ai ndër të tjera në llogarinë e tij në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.