
Një person ka pësuar lëndimë gjatë ditës së djeshme në Prizren, raporton Gazeta10.
Sipas raportit policorë viktima ishte duke e kaluar rrugën dhe një veturë e kishe goditur si dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti është në procedurë hetimore.
“Prizren 01.05.2023 – 14:20. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti derisa ishte duke kaluar rrugën, një veturë në lëvizje me drejtues të panjohur e ka goditur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe pas tretmanit është liruar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport./Gazeta10