Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Fillon dëshminë dëshmitari i gjashtë me radhë në rastin e Pjetër Shalës

Gazeta10
02 May 2023 - 13:24

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i gjashtë me radhë, me kodin 11, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës.

Dëshmitari i gjashtë ka filluar të merret në pyetje, ku pritet të zgjasë për dy orë e gjysmë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Pasi dëshmitari bëri betimin, seanca ka kaluar në sesion privat.

Paraprakisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e njoftoi dëshmitarin që në disa raste, seanca do të jetë private për shkaqe të temave të caktuara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.