
Lionel Messi raportohet se është suspenduar nga Paris Saint-Germain për një udhëtim të paligjshëm në Arabinë Saudite.
Argjentinasi u fotografua në shtetin suadit, në të cilin ai është ambasador, së bashku me gruan dhe fëmijët e tij.
Spekulimet kishin qarkulluar të martën në lidhje me pakënaqësinë e PSG-së me Messin për udhëtimin, pavarësisht se skuadra humbi nga Lorient në shtëpi në fundjavë.
Pezullimi vjen mes spekulimeve në rritje dhe pasigurisë rreth të ardhmes së Messit me klubin, pavarësisht raporteve që u shfaqën në fund të Kupës së Botës se ai do të nënshkruante një marrëveshje të re për të qëndruar në Paris përtej kësaj vere.
Tani besohet se Inter Miami ose Barcelona përfaqësojnë opsionet e tij më të mundshme, megjithëse udhëtimi në Arabinë Saudite do të shërbejë vetëm për të hedhur benzinë në flakët e spekulimeve se ai mund t’i bashkohet Cristiano Ronaldos në Lindjen e Mesme.