
Në Podujevë është zhdukur një vajzë,familjarët e saj kanë raportuar rastin në polici, raporton Gazeta10.
Sipas raportit policorë vajza ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe ende nuk është kthyer. Njësit policore janë duke e hetuar rastin.
“Fsh. Gllamnik, Podujevë 02.05.2023 – 07:20. Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe ende nuk është kthyer. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet ne raportin policorë.