Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohet babai i 14 vjeçarit, të dy frekuentonin poligonin e qitjes

Gazeta10
03 May 2023 - 14:54

Babai Kosta K. (14), i dyshuar për vrasjen e nëntë personave, përfshirë nxënës dhe një roje, sot në mëngjes në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, është arrestuar sot, tha në një konferencë për media ministri i Brendshëm Bratislav Gashiq.

Siç u njoftua më herët në konferencën për media, mbetën të vrarë tetë studentë dhe një roje sigurie.

“Tetë nxënës shkolle vdiqën, shtatë vajza dhe një djalë”. Deri më tani është vërtetuar se janë S.N, B.A, A.B, A.D,K.M, M.A E.K A. Č dhe një roje sigurie”, tha zëvendësshefi i Policisë së Beogradit, Veselin Miliq.

Gjithashtu në konferencë u zbulua se vetë Kosta K. ka telefonuar policinë dhe ka denoncuar atë që kishte bërë.

Siç kanë raportuar mediat , 14-vjeçari kishte shkuar bashkë me të atin në poligon të qitjes, teksa ishte vetë ai i cili e ka mësuar të përdorte armë.

Babai, siç u njoftua në konferencën e jashtëzakonshme për media, tha se kishte disa armë, dhe se ato ishin të mbyllura në një kasafortë me kod.

Po ashtu, ministri i Arsimit Branko Ružić konfirmoi informacionin e mëhershëm që dolën në opinion se Kosta K. ishte viktimë e dhunës së bashkëmoshatarëve.

Gjithashtu u tha se djali e kishte planifikuar prej kohësh këtë krim dhe se në dhomën e tij në banesën ku banonte u gjetën plane të detajuara se si do të kryente krimin

Beograd 03.05.2023. Hapšenje oca Koste Kecmanovića, otac ubice. Zgrada, ulica u kojoj živi porodica Kecmanović, Kosta Kecmanović, dete, učenik, đak, djak koji je pucao u osnovnoj školi Vladislav Ribnikra, policija ispred stana, zgrade Foto: Goran Srdanov/Nova.rs

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.