
Trepça e ka mundur Pejën me rezultat 94:86 në ndeshjen e parë të serisë finaleve të Superligës së Kosovës në basketboll.
Ndonëse Peja doli triumfuese në pjesën e parë të takimit, dhe në pjesën e parë të çerekut të katërt, ata po udhëhiqnin me tetë pikë epërsi, vendësit arritën ta shkrijnë epërsinë dhe në fund të dalin fitues pikërisht me tetë sosh epërsi.
Ndeshja e ardhshme luhet në fundjavë në Pejë, ku pejanët do të jenë në kërkim të barazimit të serisë, teksa mitrovicasit në shtimin e saj.