
Manchester United raportohet se kanë vendosur kundër blerjes së Wout Weghorst në mënyre permanente dhe ai pritet të largohet pasi marrëveshja për huazimin e tij të mbarojë.
Sulmuesi holandez iu bashkua ‘Djajve të Kuq’ në janar pasi Erik ten Hag kërkoi mbushjen e boshllëkut të lënë në ekip pas largimit të Cristiano Ronaldos. Weghorst i cili është lojtar i Burnleyt, huazimi i tij u ndërpre në gjysmë në Turki tek Besiktasi.
30-vjeçari ka dhënë gjithçka nga vetja për fanellën e United, duke mbuluar pozita të ndryshme në sulm dhe duke i ndihmuar ata në triumfin që e arritën në ‘Carabao Cup’, por ai ka regjistruar vetëm 2 gola në 26 paraqitje. Kjo ka bërë që Manchester United të përqëndrojë vëmendjen e tyre dikund tjetër.
United e kanë opsionin e blerjes për lojtari, opsion ky që nuk do të aktivizohet dhe Weghorst do të rikthehet në ‘Turf Moor’ këtë verë, me Burnleyn të cilët e kanë siguruar rikthimin në Premier League.