Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

FC Drenica: Jemi krenar me arritjet e Rrahmanit

Gazeta10
05 May 2023 - 14:13

Ylli kosovar, Amir Rrahmani fitoi mbrëmë titullin e kampionit të Serie A me skuadrën e Napolit.

Barazimi 1:1 i Napolit me Udinesen mbrëmë nënkuptoi që skuadra e Luciano Spallettit shpallet kampione e Serie A pas plot 33 vitesh.

Amir Rrahmani ishte ndër lojtarët kyç në këtë rrugëtim të Napolit. Mbrojtësi kosovar, që dikur mbronte ngjyrat e skuadrës së Drenicës tani është pjesë e historisë së Napolit.

Pas këtij suksesi fantastik të Rrahmanit ka reaguar edhe ish-klubi i tij FC Drenica.

“Amir Rrahmani shpallet kampion me Napolin në Serie A.

Ish lojtari ynë që fillimin e sukseseve të karrierës së tij në moshë të re e kishte te FC Drenica dhe ishte pjesë e klubit për afro dy sezone.

Mbrojtësi beri paraqitje fantastike me Napolin dhe dha kontribut të madh për skuadrën napolitane për fitimin e trofeut të kampionatit elitar italian.

Ne si klub, jemi krenar me arritjet e Rrahmanit dhe i dëshirojmë suksese të mëtutjeshme në karrierë!”, shkruante në postimin e Drenicës në “Facebook”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.