Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ministri Aliu thotë se shqiptarët kanë vetëm një hero, Skënderbeun

Gazeta10
06 May 2023 - 11:31

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka shkruar se “Shqiptarët kanë vetëm një hero, Skënderbeun”, duke cituar kështu studiuesin Lord Byron.

Këtë mendim Aliu e ka shprehur në ditëlindjen e heroit kombëtar Gjegj Kastrioti Skënderbeu.

Ai po ashtu ka cituar edhe Edward Gibbon i cili ka thënë se “Skënderbeu ishte një nga udhëheqësit më të mirë ushtarakë në historinë e botës.”

Sipas Aliut këto citate tregojnë se Skënderbeu ishte shumë më shumë se një udhëheqës i zakonshëm ushtarak. Ai është një hero kombëtar dhe një personazh i rëndësishëm në historinë e Ballkanit dhe të gjithë botës.

“Por jo vetëm kaq, ai mbetet gjithashtu një frymëzues për popullin tonë dhe për të gjithë brezat e ardhshëm. Aftësia e tij për të frymëzuar kishte të bënte me karizmën dhe liderësinë e tij natyrale, si dhe me dëshirën e tij për të parë Shqipërinë e tij të lirë, të bashkuar dhe të pavarur”, ka shkruar tutje Aliu.

Me këtë rast Aliu ka anashkaluar shumë heronjë tjerë të shqiptarëve në epoka të ndryshme të historisë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.