
Sulmuesi i krahut, Hirving Lozano, pritet të të largohet nga Napoli për ta vazhduar karrierën në Premier League.
Mësohet se meksikani po negocion me disa klube angleze, të cilat janë gati të paguajnë deri në 30 milionë euro për kartonin e tij.
27-vjeçari do të largohet nga Napoli këtë verë, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.
Këtë edicion ai ka 41 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ku ka shënuar 4 gola dhe ka bërë po aq asistime .
Lozano iu bashkua ekipit italian në vititn 2019 pas një transferimi nga ekipi holandez PSV Eindhoven për shumën e 45 milionë eurove.
Njëri ndër klubet më të interesuara për shërbimet e meksikanit është Newcastle United.
Klubi anglez janë duke luftuar për një pozitë që siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, andaj po kërkojnë për të përforcuar ekipin gjatë verës.
Menaxheri i Newcastle, Eddie Howe, beson se Lozano mund të jetë një blerje e duhur për klubin, për shkak se mund të mbulojë të gjitha pozitat në fazën e sulmit.