Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Messi nuk e ka pranuar kalimin në Arabinë Saudite

Gazeta10
08 May 2023 - 16:20

Përkunder raportimeve që dëshmonin të kundërtën, Leo Messi raportohet se nuk ka pranuar marrëveshjen me Al-Hilal dhe do të marrë vendimin për të ardhmen e tij vetëm gjatë verës.

Ylli argjentinas është afër skadimit të kontratës në ‘Parc des Princes’ dhe mund të mbetet lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit 2022/23. Ai është lidhur me klube të ndryshme, që nga ato në Amerikë e deri në Lindjen e Mesme.

Mendohej se oferta prej 400 milionë eurosh nga Arabia Saudite ishte pranuar, me Messin i cili do t’i bashkohej rivalit të përbetuar Cristiano Ronlados në Riyadh, i cili tani është pjesë e Al-Nassr.

Mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” i ka përgënjeshtruar këto raportime duke pohuar se nuk ka asgjë konkrete mes palëve.

Messi thuhet se është totalisht i fokusuar në fundin e sezonit në Ligue 1 me PSG, dhe është rikthyer në stërvitje pas një dënimi të shkurtër. Sezoni në Francë nuk do të përfundoj deri me 4 qershor, dhe asgjë definitive nuk dihet rreth lëvizjes së tij të radhës.

Barcelona që është e lidhur gjithashtu me një rikthim të 35-vjeçarit, thuhet se nuk kanë marrë ndonjë shenjë se ku do të luajë fituesi i shtatë herë Topit të Artë sezonin e ardhshëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.