Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Distria Krasniqi mbetet pa medalje në botërorin e xhudos

Gazeta10
08 May 2023 - 18:22

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi nuk ka arritur që të stoliset me medalje në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Krasniqi në gjysmëfinale u mposht nga japonezja, Uta Abe dhe e kërkoi më pas medaljen e bronztë nëpërmjet repesazhit.

27-vjeçarja arriti tri fitore në Botërorin e xhudos, por që nuk ishin të mjaftueshme që ajo të ngjitet në podium.

Në ndeshjen e parë ajo eliminoi gjermanen Mascha Ballhaus, për të kaluar në çerekfinale, e më pas mposhti belgen Amber Ruheul për të kaluar në çerekfinale.

Në mesin e tetë xhudisteve më të mira, Krasniqi zhvilloi një luftë të shkëlqyer, ku iu deshën vetëm 20 sekonda për të triumfuar ndaj xhudistes jugkoreane, Seyun Jang.

Në këtë kampionat mori pjesë edhe xhudistja tjetër kosovare, Erza Muminoviq, por ajo u ndal që në ndeshjen e parë nga Aydan Valiyeva

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.