Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndalohet importimi i 200 kositëseve të barit nga Kina

Gazeta10
10 May 2023 - 16:41

Inspektorët e Tregut kanë ndaluar importimin e 200 kositëseve të barit me rrymë me origjinë nga Kina, për shkak se të njëjtat nuk i kanë plotësuar kërkesat ligjore të sigurisë dhe si të tilla nuk mund të vendosen në treg për konsumatorët.

Përveç ndalimit të importimit të kositëseve të barit, është ndaluar edhe ekspozimi e cigareve elektronike, si dhe ka bërë mbikëqyrjen e tregtisë dhe cilësisë së naftës e vajrave motorike.

“Inspektorët kanë vendosur për ndalimin e importimit të 200 kositëseve të barit me rrymë me origjinë nga Kina, për shkak se të njëjtat nuk i kanë plotësuar kërkesat ligjore të sigurisë dhe si të tilla nuk mund të vendosen në treg për konsumatorët.”, thuhet në njoftimin e MINT-it.

Inspektorët kanë vazhduar edhe me monitorimin e rregullt të çmimeve të produkteve të naftës nëpër pikat shitëse me pakicë..

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.