
Interi ka mposhur Milanin me rezultat 0-2, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Nerazzurët” realizuan dy golat në fillim të ndeshjes, për të bërë një hap të madh drejt finales së madhe.
Po zhvillohej minuta e tetë e ndeshjes, kur Edin Dzeko e shfrytëzoi për mrekulli harkimin e Çalhanoglut dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Vetëm tre minuta më vonë, pas një kundërsulmi të shpejtë Interi shënoi edhe golin e dytë me anë të Henrikh Mkhitaryan.
Në pjesën e dytë, Milani u mundua që të rikthente rezultatin, por që nuk arritën të shfrytëzonin rastet që kishin.
Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe “Nerazzurët” morën një fitore të madhe.
Ndeshja e kthimit luhet javën e ardhshme, saktësisht më 16 maj.