
Humbja ndaj Interit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nuk është lajmi i vetëm i keq për Milanin.Ismael Bennacer do t’i nënshtrohet një operacioni, pas lëndimit që pësoi mbrëmë.
Analizat që iu nënshtrua mesfushorit algjerian mëngjesin e sotëm, treguan një dëmtim post-traumatik të kondilit femoral anësor të gjurit të djathtë.
Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni artroskopik, derisa nuk do të jetë në gjendje për tu paraqitur në ndeshjen e kthimit./Gazeta10/