
Enver Haliti deputet i VV-së ka akuzuar partitë parlamentare për bojkot të pashpallur të punës së Kuvendit.
Ai në Politiko në Kanal10 tha se një bojkot i tillë i subjekteve opozitare po bëhet për ta penguar punën e Kuvendit, Ligjet e shumta në Kuvend dhe marrëveshjet ndërkombëtare, transmeton Gazeta10.
“Të gjithë e kemi obligim të jemi në sallë dhe të votojmë ligje që e rregullojnë jetën e qytetarëve. Opozita e ka filluar bojkotin e parlamentit, por të pashpallur. Qëndrojnë në sallë dhe nuk marrin pjesë në votim, e pamundësojnë edhe votimin e ligjeve. Nuk është e vërtetë, jo. Ka edhe deputetë nga pozita që shpeshherë abstenojnë ose votojnë kundër për ligje të caktuara. Deputeti e ka obligim primarë që të jetë në sallën e Kuvendit, si dhe për marrëveshjet ndërkombëtare.” – ka deklaruar Haliti më tutje në përballjen e tij me publicistin Halil Matoshin./Gazeta10