Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Valverde: Liga e Kampionëve është kompeticioni i Real Madridit

Gazeta10
12 May 2023 - 12:08

Fede Valverde e ka paralajmëruar Manchester Cityn para ndeshjes së dytë gjysmëfinale, duke thënë se ‘Liga e Kampionëve është kompeticioni i Real Madridit’.

Mesfushori uruguajan është bërë pjesë e pandashme e formacionit të Carlo Ancelottit, kështu që është ‘i njohur’ me rikthimet mitike të Real Madridit dhe ai beson se është një tjetër energji gjatë netëve të Ligës së Kampionëve, që i bën ata edhe më të frikshëm.

“Të luash në Ligën e Kampionëve është diçka speciale sepse është kompeticioni i Real Madridit. Dallon gjithmonë nga ndeshjet tjera. Ju ndiheni më ndryshe, është një energji tjetër, gjithçka duket sikur të ishtë një ëndërr unike.”, tha ai për Diario AS.

“Los Blancos” kanë vetëbesim para ndeshjes së dytë në Etihad madje është raportuar se në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes së parë ata kanë thënë se “Manchester City nuk ishin më të mirë se ne”.

Ka një ndjenjë optimizmi në mesin e lojtarëve pasi ata mendojnë që ekipi i Pep Guardiolës nuk luajti më mirë se Real Madrid në Bernabeu dhe se klubi i ka të gjitha mundësitë për t’u kualifikuar në finalen e madhe të Stambollit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.