
Enis Shabani është shqiptari i radhës që ka debutuar në Bundesligën e Gjermanisë.
Shabani është pjesë e Mainzit dhe luan në pozitën e mesfushorit.
19-vjeçari luajti nga minuta e 81-të për skuadrën e Mainzit në xhiron e 32-të të elitës së futbollit të Gjermanisë.
Mainzi u mposht me rezultatin 3:0 nga Eintracht Frankfurti vendës.
Daichi Kamada në minutën e 18-të, Buta në minutën e 40-të dhe Randal Kolo Muani në minutën e 59-të, realizuan për fitoren e nikoqirit.
Portieri Diant Ramaj ishte në bankën rezervë te Frankfurti, që ka 46 pikë në pozitën e tetë.
Mainzi një pozitë më poshtë, e ka një pikë më pak.