Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ky vend ndërtoi një gardh për t’u “fshehur” nga turistët

Gazeta10
15 May 2023 - 23:01

Fshati Hallstatt në Austri, një destinacion i preferuar për shumë turistë për shkak të peizazhit të tij natyror që të kujton mbretërinë imagjinare të Arendella në filmin e animuar të Disney Frozen, ngriti një gardh druri për të bllokuar pamjen e Alpeve në shenjë proteste ndaj fluksit të njerëzve.

“Ne kemi reaguar pas ankesave të banorëve të komunitetit”, tha për AFP një zyrtar komunal, i cili kërkoi të mos përmendet emri.

Me shtëpitë e tij tradicionale piktoreske të vendosura në bregun e pjerrët pranë një liqeni të pastër kristal dhe me majën e kishës që ngrihet në qiell, Hallstatt mirëpret afro një milion vizitorë çdo vit. Një “kopje” e fshatit u ndërtua edhe në Kinë.

Është gjithashtu shumë popullor në Korenë e Jugut, falë një seri televizive që shfaqte emrin e saj. Hallstatt është shpallur një vend i trashëgimisë botërore nga Unesco.

Gardhi u ngrit me shpresën se turistët nuk do të dynden më në një nga vendet më të njohura për të bërë selfie dhe banorët nuk do të ankohen më për zhurmën. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.