
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se sot do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë ditës së djeshme, u mbajt seanca ku u dëgjua edhe dëshmitari i katërt në një seancë të mbyllur.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi dhe Rexhep Selimi do të paraqiten sot në seancën e radhës nga ora 09:00.