Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Aksion kundër fajdeve në Prishtinë dhe Podujevë, bastisen disa lokacione

Gazeta10
17 May 2023 - 9:28

Njësia e Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj është duke zhvilluar një aksion kundër fajdeve në disa vende të Kosovës.

Lidhur me këtë, Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksionin duke thënë se detajet shtesë do të bëhen të ditura pas operacioneve policore.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, janë duke realizuar disa operacione policore, në disa lokacione/rajone të ndryshme. Pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura detajet shtesë rreth këtyre operacioneve policore.”, kanë thënë nga Policia për Gazetën10.

Ndërsa, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Vjosa Baftiu, e ka konfirmuar rastin për Gazetën10 duke thënë se aksioni është duke u kryer në disa lokacione të ndryshme.

“Po, është duke u kryer një aksion në kordinim me Policinë e Kosovës kundër fajdeve në Prishtinë dhe Podujevë, detyrimit dhe organizimit të skemave piramidale e bixhozit.”, tha ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.