Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Marrëveshja Kosovë-Serbi për dokumentet e kalimit, Osmani: Reciprocitet e barazi

Gazeta10
27 August 2022 - 18:59

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e kalimit, duke e konsideruar si një marrëveshje të reciprocitetit dhe barazisë, raporton Gazeta10.

Osmani ka thënë se liria e lëvizjes është themel i shoqërive demokratike.

Tutje, Osmani ka thënë falënderuar ShBA-në dhe BE-në për angazhimin e tyre.

Osmani ka thënë se do të vazhdojnë përkushtimin për njohje reciproke.

Këtu keni postimin e plotë:

“Reciprocitet e barazi.

Liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet.

Falenderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për rolin e tyre mbështetës.

Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook.

Kujtojmë se për reciprocitetin e paralajmëruar nga Kosova në targa dhe dokumente kalimi ka pasur tensione të mëdha politike. Në Kosovë dhe Serbi për këtë temë kanë qëndruar i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Para pak minutash, përfaqësuesi i lartë i Bashkimi Europian për Politikë të Jashtme, Josep Borell, e ka konfirmuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje ku Serbia ia ka pranuar Kosovës dokumentet e kalimit. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.