
Një shtëpi është djegur në rrugën “Vasil Andoni” në Prishtinë.
Ekipet e zjarrfikësve tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar, ndërsa nuk ka të lënduar.
Gazeta10 ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do t’iu mbajë të informuar sapo të marrë informacione shtesë.