
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Alban Dragusha (trajner), Tahir Lushtaku (trajner), Behar Maliqi (futbollist) dhe Albin Berisha (futbollist).
Gjatë diskutimit rreth shpalljes së Ballkanit kampion në Superligën e Kosovës, Statovci tha se këtë ia ka mundësuar forma e dobët e Dritës.
“Ndihmë për Ballkanin për t’u shpallur kampion ka qenë forma e dobët e Dritës. Nëse Drita kishte qenë ajo e para 2 apo 3 viteve, do të kishte pasur shkëputje të madhe në tabelë.”, tha fillimisht Statovci.
Tutje, ai tha se nuk ka qenë befasi shpallja e Ballkanit kampion.
“Ballkani është shpallë kampion, nuk ka qenë befasi por mendoj që Ballkani sivjet është shpallur kampion jo pse ka luajtur më mirë por falë Dritës që ka pasur luhatje gjatë kësaj periudhe.”, përfundoi Statovci.