Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: Kurti nuk e bën president kundërshtarin e tij më të madh, Hashim Thaçin

Gazeta10
26 August 2026 - 23:48

Komentatori politik Rama ka folur për zhvillimet e mundshme politike në Kosovë pas datës 16 shtator, duke theksuar se skena politike mund të ndryshojë, pavarësisht se cili do të jetë vendimi për ish-presidentin Hashim Thaçi.

Duke folur për këtë çështje, Rama tha se vendimi që mund të merret ndaj Thaçit, qoftë për dënim apo lirim, do të ketë ndikim në zhvillimet politike në Kosovë.

“Pas datës 16 shtator, skema politike dhe Kosova ka me qenë ndryshe, pa e paragjyku cili ka me qenë vendimi, dënim ose lirim. Një efekt ka me pas në zhvillimet politike në Kosovë”, u shpreh Rama.

Ai foli edhe për mundësinë që Albin Kurti ta mbështesë Hashim Thaçin për president, duke e cilësuar këtë si diçka të pamundur.

“Sa i përket z. Thaçi, para shkuarjes së tij në Hagë, kundërshtari më i madh i z. Kurti ka qenë pikërisht Hashim Thaçi. Dhe ju mendoni se kundërshtarin e bën president Kurti? A nuk e bën president? Është evidente, sepse në politikë nuk shkojnë këto gjëra”, deklaroi ai.

Sipas Ramës, raportet e kaluara politike mes Kurtit dhe Thaçit e bëjnë të vështirë një skenar të tillë, pavarësisht zhvillimeve që mund të ndodhin pas datës 16 shtator./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
26 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.