
Komentatori politik Mentor Shala ka dhënë një vlerësim për situatën politike në Kosovë, duke e cilësuar atë si pjesë të një skenari të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Duke folur në emisionin “Adresa” në Kanal10, Shala tha se, sipas tij, Kurti po kërkon të fitojë kohë dhe se në këtë proces po ndihmohet edhe nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Është skenar i Albin Kurtit. Është koha, është pikërisht Lumir Abdixhiku që është ka i ndihmon”, deklaroi Shala.
Ai tha se Kurti, sipas tij, po synon ta shtyjë procesin përmes afateve kohore, duke përmendur edhe datat 7, 8, 13 dhe 14 si pjesë të mundshme të këtij kalkulimi.
“Kurti është ka e lyp kohën me shty kohën, piktërisht 7 ose 8, eventualisht me ka një shtyrje të vogël kah 13, 14, ku i bjen kah 27 dhjetori me i majt zgjedhjet”, u shpreh ai.
Shala e lidhi këtë skenar edhe me afatin 60-ditor që, sipas tij, do të pasonte më pas për zgjedhjen e presidentit.
“Mas atij 60-ditëshi për president, janë pjesë e skenarit të Kurtit”, tha Shala.
Sipas komentatorit politik, nëse do të kishte vullnet të mjaftueshëm politik për krijimin e institucioneve, ato tashmë do të ishin formuar.
“Nuk është i interesum me ba institucione. Me pas dasht, i kishim institucionet”, deklaroi Mentor Shala.
Këto komente ai i bëri gjatë diskutimit për zhvillimet e fundit politike në emisionin “Adresa” në Kanal10./Gazeta10