Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Takimi Kurti-Abdixhiku, Ahmeti ndan detaje: LVV nuk propozoi asnjë emër, LDK katër personalitete

Gazeta10
26 August 2026 - 22:46

Gazetari dhe moderatori i Kanal10, Arben Ahmeti ka dhënë detaje rreth takimit të sotëm mes përfaqësuesve të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Duke folur në emisionin “Adresa”, Ahmeti tha se, bazuar në informacionet që ka marrë, në takimin e sotëm nuk ka pasur propozim konkret nga Vetëvendosje për ndonjë emër për president.

“Ajo çka kemi arritur të kuptojmë edhe nga brenda takimit është se nuk ka pasur propozim nga VV për asnjë emër. Kanë dëgjuar LDK-në, propozimet e tyre”, tha Ahmeti.

Sipas tij, LDK-ja ka vendosur në tavolinë katër personalitete që, sipas kësaj partie, i plotësojnë kriteret për të qenë president i Kosovës.

“Janë katër personalitete që LDK i ka vendosur në tavolinë, që sipas LDK-së i plotësojnë kriteret. Mes tyre është edhe një zonjë e propozuar”, u shpreh ai.

Ahmeti theksoi se emrat nuk mund të bëhen ende publikë, pasi nuk ka konfirmim zyrtar për ta.

“Meqë nuk kemi konfirmim zyrtar, emrat nuk mund t’i them as unë. Se kush janë, do t’i mësojmë ditëve në vazhdim”, deklaroi Ahmeti në “Adresa”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.