
Gjatë diskutimit rreth garave evropiane këtë sezon për Ballkanin, Statovci tha se është herët të vlerësohet se a do të kenë sukses suharekasit apo jo.
“Tash është herët të themi se a do të kenë sukses apo jo, ne shpresojmë që të kenë sukses sepse është mirë për Ballkanin edhe për futbollin e Kosovës, por kjo nuk do të jetë e lehtë kësaj radhe.”, tha fillimisht Statovci.
Tutje, ai tha se tani çasja e klubeve tjera ndaj Ballkanit do të jetë më ndryshe se sezonin e kaluar.
“Çasja e kundërshtarëve ndaj Ballkanit do të jetë më ndryshe sepse klubet janë vetëdijësuar dhe e dinë kush është Ballkanit. Cilësi ka, por varet se kush do i bie në short si kundërshtar.”, përfundoi Statovci.