Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gërvalla merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së

Gazeta10
22 May 2023 - 12:44

Zëvendëskryeministja si dhe njëheri  ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla do të marr pjesë në takimin me ministrat e Jashtëm të vendëve të BE-së i cili do të mbahet sot.

Ky takim pritet të mbahet në Bruksel.

‘’Takimi i nivelit të lartë mbahet në margjinat e mbledhjes së Këshillit për Politikë të Jashtme të BE-së, që kryesohet nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, ndërsa pritet të diskutohet bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në fushat e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë, posaçërisht në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë.Në ftesën për zv.kryeministren Gërvalla, përfaqësuesi Borrell ka theksuar se për BE-në, Ballkani Perëndimorë është partneri më i afërt, me të cilin ndajnë lidhje të fuqishme politike, ekonomike, të sigurisë dhe gjeografike, dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen’’, thuhet në njoftim.

Në këtë takimi i cili do të zhvillohet më ministaret e Jashtme të BE-së dhe homologëve nga vendet e Ballkanit Perëndimorë do të diskutohet edhe për zhvillimet e fundit në rajon.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.