Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Xhaka flet për të ardhmen: Gjithçka vendoset gjatë kësaj jave

Gazeta10
22 May 2023 - 15:43

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka me shumë gjasë të dielën do të luajë ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Arsenalit.

Xhaka me shumë gjasë pritet të rikthehet në Bundesligë, me Bayer Leverkusenin që ka shprehur interesim për të.

Në një intervistë të dhënë për mediat angleze, 30-vjeçari ka deklaruar se e ardhmja e tij do të vendoset para ndeshjes me Ëolverhamptonin që luhet të dielën.

“Gjithçka do të vendoset gjatë kësaj. Mendoj se fansat e meritojnë ta dinë këtë gjë e poashtu edhe unë. Kemi edhe një ndeshje të fundit në kampionat, dhe gjëja e parë që dua ta bëj është ta shijoj atë dhe deri te dielën do të merret vendimi final për të ardhmen time”, deklaroi Xhaka.

Xhaka është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016, ku u transferua nga Borussia Monchengladbach, për shumën e 45 milionë euro.

Reprezentuesi zviceran zhvilloi edicionin e tij më të mirë me fanellën e “Topçinjëve”, por me gjasë ky edicion do të jetë i fundit për të në Londër.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.