
Këngëtari Bardhi është padyshim një prej këngëtarëve që ka më së shumti bashkëpunime në estradën shqiptare.
Ai përsëri po vjen me një bashkëpunim të ri, kësaj radhe këngëtari ka bashkuar forcat me reperen e njohur, Melinda Ademi.
“Ferrari” titullohet kënga e cila pritet të publikohet së shpejti.
Melinda ka ndarë një pjesë të shkurtër nga videoklipi i ri në rrjetin social Instagram.
“Ferrari, së shpejti”, ka shkruar Melinda në mbishkrimin e postimit.