Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Florian Marku nderohet me çmimin “Ylli i madh”

Gazeta10
28 August 2022 - 11:50

Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku, pasi mposhti rivalin, Miguel Ramirez, është shpallur kampion në kategorinë WBC Silver. 

Lufta që zgjati dhjetë raunde u mbyll me fitoren e Markut, pas vlerësimit me pikë nga ana e gjyqtarëve. 

Pas këtij suksesi, Republika e Shqipërisë e ka nderuar boksieri me çmimin “Ylli i madh”, transmeton Gazeta 10. 

Marku përmes një postimi në Facebook, është shprehur shumë krenar, dhe se kjo i jep më shumë vullnet e forcë për të fituar tituj të tjerë. 

Kur fillova karrierën time si sportist nuk e kisha menduar që një ditë do vlerësohesha nga vendi im me medaljen e “Yllit të Madh”. Ky nderim nga ana e Qeverisë Shqiptare më jep akoma dhe më shumë forcë për të sjellë titujt botërorë në vendin tonë dhe ndeshje të tjera të mëdha”, ka shkruar ai./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.