Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

AGK-ja e quan Aliun “avokate të pushtetit”: Zgjedhja e saj do ta rrisë klimën anti-medie  

Gazeta10
24 May 2023 - 20:39

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar lidhur me zgjedhjen e Luljeta Aliut si anëtare e Komisionit të Pavarur të Medieve, shkruan Gazeta10.

Në njoftimin e tyre, Aliut i janë drejtuar si ”avokate publike e politikave të kësaj Qeverie”.

“Votimi nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e një avokateje publike të politikave të saj në Qeveri, tregon hapur intencën e partisë në pushtet për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura mediale. Komisioni i Pavarur i Medieve duhet të ruajë pavarësinë politike dhe partiake, për të kryer në mënyrë të pandikuar punën për monitorimin dhe rregullimin e skenës audio-vizuale në Kosovë.”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, nga AGK-ja kanë thënë se emërimi i Aliut shkon në kundërshtim me këtë përpjekje, dhe mund t’i kontribuojë klimës anti-medie që kjo qeveri ka krijuar, në shumë raste në dy vitet e fundit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.